Vjen një lajm i madh për Barcelonën

Sport October 31, 2018 - 15:47
Detajet

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën të mërkurën pasdite, plot 11 ditë pasi e lëndoi dorën në një ndeshje të La Ligës ndaj Sevillës.

Messi është rikthyer në stërvitje 11 ditë pasi e theu dorën në fitoren e Barcelonës 4-2 ndaj Sevillës në La Liga dhe duket i lumtur, transmeton Gazeta Express.

Messi i humbi dy ndeshje të rëndësishme të Barcelonës, ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasicon kundër Real Madridit pesë ditë më vonë.

Megjithatë, Barça i fitoi të dy ndeshjet e lartpërmendura, përkundër mungesës së tij.

Pas lëndimit të tij, gjiganti spanjoll njoftoi se Messi do të mundë të luante vetëm në fund të nëntorit, por ylli argjentinas tashmë ka nisur stërvitjet.