Mbyllen ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet!

Sport October 31, 2018 - 15:23
Detajet

Janë mbyllur para pak çastesh tri ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosvës në futboll, shkruan Zeri.info.

Ballkani e ka bërë befasinë më të madhe të kësaj xhiroje duke e mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat 1:0.

Hero i therandasve ka qenë Durim Gashi, i cili shënoi në minutën e 70-të.

Ndërkohë, Feronikeli e fitoi derbin lokal me Drenicën, 2:1.

Për liderin e Superligës golat i shënuan Carioca Da Silva në minutën e 33-të dhe Kastriot Rexha në atë të 79-të.

Kurse, për Kuqezinjtë golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm e realizoi Osman Mëziu në minutën e 43-të.

Në ndeshjen e tretë, Gjilani fitoi pa problem ndaj KEK-ut me rezultat 2:0.

Golat për gjilanasit i shënuan Wilber Perez në minutën e 34-t dhe Vilfor Hysa në atë të 85-të. /Zëri/