Ky veprim i Lopeteguit do t’iu pëlqejë tifozëve të Realit

Sport October 31, 2018 - 15:08
Detajet

Julen Lopetegui i ka dhënë lamtumirën Real Madridit pas 139 ditësh në krye të tij. 

Megjithatë, në prapaskenat e zbuluara nga mediat spanjolle, trajneri është treguar mjaft bujar me klubin.

Ai kishte një kontratë që e mbante të lidhur me madrilenët për 3 vite dhe përfitonte 6 milionë euro në sezon. 

Trajneri nuk i ka kërkuar klubit pagesën e plotë si dëmshpërblim por vetëm 6 muaj të rrogës. 

Mediat spanjolle insistojnë se ky vendim ka ardhur për mos të dëmtuar më tepër imazhin e rëndë nga kjo eksperiencë e dështuar, pasi Lopetegui pret të rikthehet shumë shpejt në krye të një ekipi tjetër.