Goli i Kolollit, më i miri në Kupën e Zvicrës!

Sport October 30, 2018 - 15:34

Benjamin Kololli e ka fituar të martën një çmim special. Goli fantastik i futbollistit kosovar është zgjedhur “Tor de Suisse”, respektivisht goli më i mirë i rrethit të dytë të Kupës së Zvicrës.

Tifozët e kanë vlerësuar lartë golin që e shënoi përfaqësuesi kosovar për Zurichun ndaj FC Breitenrain.

Image

26 vjeçari shënoi nga 25 metra në minutën e 23-të të ndeshjes.

Kololli i kishte shënuar dy gola këtë muaj edhe për Kosovën në Ligën e Kombeve ndaj Maltës. /Zëri/