Cavanit i duhet ta zbresë rrogën

Sport October 30, 2018 - 15:08

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani ka nevojë ta shkurtojë rrogën nëse dëshiron ta sigurojë një transferim në një klub tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur “Le10Sport”, përcjell Zeri.info.

Sulmuesi uruguaian momentalisht paguhet 12 milionë euro në vit tek gjiganti francez dhe për shkak të “Financial Fair Play”, skuadra e Thomas Tuchelit nuk mund t’i ofrojë atij kontratë të re.

Emrat si Napoli, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Juventus, Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid shihen si destinacione potenciale të sulmuesit. /Zëri/