Marotta, afër Interit

Sport October 29, 2018 - 12:40
Detajet

Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me Interin për t’u bërë menaxheri i përgjithshëm i klubit, por së pari duhet të negociojë largimin e tij nga Juventusi, transmeton zeri.info

“Calciomercato.com” raporton se marrëveshja mes Marottas dhe Interit ekziston prej disa kohësh dhe do të zyrtarizohet vetëm pasi që ai të ndërprerë kontratën e tij me Juven. 

Presidenti i ri i Interit, Steven Zhang e kishte cilësuar 61-vjeçarin si një njeri të madh gjatë javës së kaluar. 

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” raporton gjithashtu se Marotta do të takohem me zyrtarët e Juventusit, në mënyrë që të shkëpusë kontratën me klubin torinez dhe të jetë i lirë për të nënshkruar me Interin./Zëri