Juve vëzhgon Fodenin

Sport October 28, 2018 - 13:29
Detajet

Juvenutsi është duke planifikuar që të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester Cityt, Phil Foden, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në fund të këtij edicioni, transmeton zeri.info

E përditshmja angleze “The Mirror” raporton se klubi italian dëshiron të arrijë të njëjtën marrëveshje, të cilën e kishte bërë edhe me Paul Pogban, me të cilin kishte nënshkruar nga Manchester Unitedit pa asnjë cent.

Mesfushori i cili ka mbushur 18-vjeç në maj ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve gjatë kohëve të fundit, ndërsa nuk është duke luajtur rregullisht nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Kjo gjë mund të bëjë që ai të mendojë largimin nga “Etihad”./Zëri