Informacionet e fundit për presidentin e Leicesterit pas rrëzimit të helikopterit

Sport October 27, 2018 - 23:12
Lajmet e fundit nga sporti

Bota e futbollit është tronditur më herët me lajmin e aksidentit të helikopterit të presidentit të Leicester.

Helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha, është përplasur në parkingun e stadiumit “King  Power”, transmeton lajmi.net.

Mediat britaneze nuk kanë ende asnjë konfirmim për gjendjen shëndetësore të presidentit të Leicester.

Policia britanik ka bërë të ditur se nuk janë në dijeni nëse Vichai Srivaddhanaprabha ka qenë në helikopter apo jo. Gjithashtu është i panjohur numri i personave që ishin në helikopter.

Lutjet e të gjithë tifozëve të Leicester dhe jo vetëm shkojnë për presidentin e skuadrës.