Haradinaj: Majlinda, Distria e Nora i dhanë ngjyra flamurit të Kosovës në Abu Dhabi

Sport October 27, 2018 - 18:26
Lajmet e fundit nga sporti

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar tre xhudistet e njohura kosovare, Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakova në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi, raporton “zëri.info”.

Haradinaj  në një postim në “Facebook”, ka shkruar se tri vajzat i kanë dhënë ngjyrë sërish flamurit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vajzat tona të arta korrën një tjetër sukses duke arritur në finale dhe duke fituar medaljen e artë dhe medalje të argjendta në këtë garë ndërkombëtare.

Krenarë me ju, me talentin dhe përkushtimin tuaj, që Kosovës po i jep emër në botë.

Urime!