Veprimi i Barcelonës që mund ta çojë Neymarin te Real Madridi

Sport October 26, 2018 - 09:34
Kjo është arsyeja

Mund të ju duket e çuditshme, por refuzimi i Barcelonës për të rikthyer Neymarin në ‘Camp Nou’ mund ta çojë brazilianin në ‘Santiago Bernabeu’.

Lojtari më i shtrenjtë në histori është i gatshëm të largohet nga PSG verën e ardhshme, për të përfunduar aventurën e tij dy vjeçare në Francë.

Mediet në Spanjë raportojnë se 26 vjeçari dëshiron të rikthehet te Barcelona, për të vazhduar rrugën e lënë në gjysmë, të qenit pasardhësi i Lionel Messit.

Një ribashkim i tillë nuk është që po pëlqehet edhe aq nga Barcelona, që përmes një zyrtari të klubi javë më parë i mbylli derën e kthimit në ‘Camp Nou’ sulmuesit Neymar.

Gazeta katalane ‘MundoDeportivo’ shkruan se refuzimi i Barcelonës mund të bëjë që Neymar të përfundojë te Real Madridi.

Kjo gazetë është rikthyer në kohë, saktësisht në vitin 2002, kur fenomeni brazilian Ronaldo pas largimit nga Interi zgjodhi Real Madridin, pas mos gatishmërisë së Barcelonës për ta rikthyer në skuadër.