Shaqiri, Coutinho i ri i Liverpoolit

Sport October 25, 2018 - 18:03
Detajet

Paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit kanë bërë që Xherdan Shaqirin ta krahasojnë me yllin brazilian Philippe Coutinho, i cili deri vjet ishte lojtari kryesor i këtij klubi, shkruan Zeri.info.

“Me të vërtetë më pëlqen Shaqiri. Ai e ka atë aftësi kreativiteti në pjesën e fundit të sulmit. Që nga largimi i Coutinhos, Liverpooli nuk e kishte një lloj lojtar aq kreativ në mesfushën me tre. Lojtarë të tillë janë të aftë të shënojnë edhe gola. Nëse e ke në ekip dikë me influencë aq të madhe kreativiteti përpara mund ta bëjë diferencën në ekip. Pra, Shaqiri mund ta bëjë diferencën. Ai e demonstroi kualitetin e tij me asistimin ndaj Huddersfieldit dhe tash edhe ndaj Zvezdës”, ka thënë ish-sulmuesi i Liverpoolit, Neil Mellor.