150 milionë euro për Griezmannin

Sport October 25, 2018 - 16:56
Detajet

Një sulm i tëri francez. Ky duket se është objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit, i cili ëndërron ta sjellë në “Kullën e Ejfelit” Antoine Griezmannin, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi i Atletico Madridit, i cili e ka një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 150 milionë eurosh, ditëve të fundit flitej për një transferim në Juventus.

Por, plani i PSG-së duket të jetë i qartë dhe në Spanjë nuk ka më dyshime.

“Plani i PSG-së është për ta transferuar Griezmannin dhe t’ia ofrojë të njëjtën rrogë si Neymarit, prej 35 milionë eurosh në vit”, ka siguruar Eduardo Inda, drejtor i “OkDiario”.

Pronari i klubit, Al-Khelaifi, duket se ia ka dhënë dritën e gjelbër shitjes së brazilianit, duke ia ofruar më pas “Los Colchoneros” 150 milionë euro për sulmuesin francez. /Zëri/