Ronaldo bashkëlojtari më i mirë, Messi kundërshtari më i fortë

Sport October 25, 2018 - 16:53

Mesut Ozil i ka vlerësuar lart aftësitë e Cristiano Ronaldos dhe të Lionel Messit pas postimeve të bëra në “Twitter Q+A”, ku e ka lavdëruar edhe Matteo Guendouzin e të cilin e sheh si talentin më të madh që e ka momentalisht Arsenali në ekip dhe për të thotë se është një lojtar brilant.

Ylli gjerman me prejardhje turke u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në rrjetin social, ndërsa ka folur edhe për prishjet e marrëdhënieve me ekipin kombëtar gjerman, ish-trajnerin Arsene Wenger, të cilin e ka lavdëruar shumë dhe gjëra të tjera me rëndësi.

Ai e ka konsideruar sulmuesin e Juventusit Ronaldon si bashkëlojtarin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë, me të cilin kishte luajtur në Real Madrid, ndërsa rivalin e portugezit Lionel Messin e sheh si kundërshtarin më të talentuar me të cilin është përballur ndonjëherë.

30-vjeçari thotë se për shkak të takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur edhe mosmarrëveshja me gjermanët.

Ozil megjithatë thotë se e përkrah gjithmonë Kombëtaren gjermane. /Zëri/