E njohin Zvicrën përmes Shaqirit e Xhakës!

Sport October 25, 2018 - 12:12
Detajet

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë ambasadorët më të mirë të Zvicrës, shkruan Zeri.info.

Ata janë bërë sebep që grupi muzikor skocez nga “Glasgow”, “Croc'the Rock”, ta njohë shtetin helvetik pikërisht përmes dy futbollistëve nga Kosova.

Ky grup do të performojë sonte në Zvicër dhe gjatë një interviste për portalin e njohur “20min.ch” kanë zbuluar se kanë hulumtuar gjatë verës që shkoi rreth shqiponjës dykrenore, me të cilën i festuan golat dyshja shqiptare në ndeshje me Serbinë në “Botërorin 2018”.

“Çka dini për Zvicrën? Asgjë përpos Shaqirit, një lojtar i shkëlqyer i Liverpoolit dhe Granit Xhakës. E kam shprehur një interesim të madh për historinë e shqiponjës në Kupën e Botës. Nuk e dija se do të bënte bujë aq të madhe”, ka thënë këngëtari i këtij grupi, 26-vjeçari James McDonald.

Përpos që e kanë bërë krenare Zvicrën, edhe krejt shqiptarët mburren me Shaqirin e Xhakën, të cilët në njëfarë mënyre janë edhe ambasadorë të krejt popullit shqiptar.

Ata janë shembull brenda dhe jashtë fushës. Shaqiri aktualisht luan në Liverpool, kurse Xhaka në Arsenal. /Zëri/