Kështu kërcen kur i fiton 10 ndeshje radhazi!

Sport October 24, 2018 - 13:57

Arsenali ka hyrë në një seri fantastike prej 10 fitoresh radhazi, shkruan Zeri.info.

Dhe, futbollistët e këtij ekipi janë në festë, përfshirë këtu edhe dy lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Madje, bashkëlojtari i tyre, Alexander Iwobi e ka publikuar një video ku shihet Mustafi duke kërcyer apo vallëzuar në dhomat e zhveshjes.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka dhuruar spektakël me këtë kërcim, teksa shihet duke vallëzuar vetëm me të brendshme.

Shpresojmë që kjo festë tek “Gunners” të zgjat sa më shumë. /Zëri/