Përfitimet marramendëse të Interit pas derbit me Milanin

Sport October 23, 2018 - 16:05
Detajet

Përveç tre pikëve të fituar nga Derby della Madonnina, Interi nga kjo ndeshja ka fituar edhe më shumë se pesë milionë euro nga shitja e biletave në San Siro.

Derbin e qytetit të Milanos e përcjellën 78,725 tifozë brenda stadiumit San Siro, për të cilën Zikaltrit fituan pesë milionë e 270 mijë euro nga shitja e biletave për këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Interi e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1-0, përmes golit të shënuar në fund të ndeshjes nga qendërsulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi. Përmes këtij goli, argjentinasi ia vazhdoi ecurinë e fitoreve Interit.

Kjo ndeshje arriti vendin e tretë në klasifikimin për ndeshjet që kanë nxjerrë më së shumti përfitime për klubet. Në krye të kësaj liste mbetet sfida e gjysmëfinales mes Romës dhe Liverpoolit, ku ishin prezentë 62,889 tifozë, me përfitim prej 5,5 milionë eurosh.

Ndërsa, në vendin e dytë në këtë lista radhitet në ndeshje tjetër e zikaltërve, përsëri në San Siro. Në ndeshjes mes Interit dhe Juventusit, në prill të vitit të kaluar, ishin të pranishëm 78,328 tifozë dhe Interi kishte fituar 5,28 milionë euro. Kjo është shuma më e lartë e arritur në një ndeshje të Serisë A.