Provokon serbja: Titullin e kampiones së botës ia dedikon Kosovës!

Sport October 23, 2018 - 15:17
Detajet

Përfaqësuesja e Serbisë në volejboll është shpallur kampione e botës në Botërorin e fundit që u mbajt në Japoni, shkruan Zeri.info.

Dhe, dhjetëra mijëra tifozë kanë dalë për t’i pritur heroinat e tyre në Beograd.

Masës nga ballkoni i objektit ku ishin vendosur lojtaret i është drejtuar njëra prej volejbollisteve më të mira serbe, Milena Rasiç.

Image

Bllokuesja më e mirë e Kupës së Botës është lindur më 25 tetor të vitit 1990 në Prishtinë, por ishte larguar drejt Serbisë disa vite më pas me familjen e saj.

Dhe, ajo nuk e ka harruar asnjëherë Kosovën, të cilën e ka ende në zemër.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj, që besuat tek ne, sepse kjo medalje e artë është edhe e juaja. Përshëndetje për Republikën Srpska, Malin e Zi dhe ia dërgoj të gjithë dashurinë e kësaj bote Kosovës”, ka thënë Rasiç.

Image

Ajo nuk është sportistja e vetme serbe me prejardhje nga Kosova.

I tillë është edhe kampioni i shumëfishte i grandslemeve në tenis, Novak Djokovic, por edhe ish-futbollisti i njohur serb, Milos Krasic. /Zëri/