1,85 milionë paund për një orë, diamantet e Ronaldos bëjnë xhiron e botës! (FOTO)

Sport October 23, 2018 - 14:34
Detajet

Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Manchester United, Cristiano Ronaldo përveç se i bëri të qartë gjithë botës se është një shembull për t’u ndjekur pasi ai e konsideron veten një mashkull model, një baba të shkëlqyer dhe një familjar shumë të rregullt, duke theksuar se është i pastër dhe se çështjen Mayorga ua ka lënë në dorë avokatëve tij,

CR7 bëri publike edhe orën e tij me diamante që sipas mediave angleze i ka kushtuar yllit portugez plot 1,85 milionë paund. Ronaldo u shfaq në sallën e konferencave të Old Trafford me një orë të jashtëzakonshme që u vu re menjëherë nga fotografët dhe kameramanët, por edhe nga gazetarët e pranishëm në sallë.

Bëhet fjalë për një orë të markës Jacob&Co  e gamës Caviar Tourbillon e cila përbëhet nga 424 gurë të çmuar të bardhë dhe të kuq me shkëlqim. Një orë të ngjashme kohë më parë e ka bërë publike të dizenjuar nga Franck Muller e ka bërë publike edhe reperi me famë botërore Wizkid i cili ka theksuar se i ka kushtuar 1,2 milionë dollarë.

Image

Image

Image