Përballja me dyshen Neymar-Mbappe, Hysaj “ndez motorët”

Sport October 23, 2018 - 14:06
Detajet

Skuadra e Napolit po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Skuadra e Carlo Ancelottit renditet e dyta në kampionatin Italian pas Juventusit dhe para Interit. Me fitoren bindëse ndaj Udineses në transfertë, tani të kaltrit do të ndeshen ndaj një prej skuadrave më të forta në botë.

Parisi do të jetë kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve për Napolin që do të kërkojë të ruajë kreun e renditjes pas një fitoreje dhe një barazim në dy ndeshjet e para. Për mbrojtësin e skuadrës Kombëtare shqiptare, Elseid Hysaj, do të jetë një sfidë jo e lehtë. Atij do t’i duhet të vuajë jo pak ndaj lojtarëve si Neymar apo Kylian Mbappe që luajnë për parisienët. Hysaj ka zhvilluar një paraqitje të kënaqshme në ndeshjen e fundit ndaj Udinezes edhe pse ishte zhvendosur në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndeshja ndaj Parisit do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00 në “Parc des Princes” në kryeqytetin francez. Parisi renditet në vendin e tretë të tabelës në Grupin C ku bëjnë pjesë edhe Crvena Zvezda dhe Liverpooli.