Superliga e superngjeshur!

Sport October 23, 2018 - 11:01
Image

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me një orar të superngjeshur, shkruan Zeri.info.

Pas ndeshjeve të njëpasnjëshme para Ligës së Kombeve, me të përfunduar ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës klubet elitare i pret një tjetër maratonë duke filluar nga kjo fundjavë.

Në fakt, ato do t’i zhvillojnë tri xhiro brenda një jave. Xhiroja e 12-të do të hapet të premten me tri ndeshje, ndërsa një ditë më pas zhvillohen edhe tri të tjera për ta kompletuar këtë xhiro.

Trepça ’89 – Feronikeli e Gjilani – Prishtina do të jenë ndeshjet kryesore të kësaj fundjave. 

Xhiroja e 13-të do të luhet mesjavën tjetër dhe ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Të martën tjetër luhen dy ndeshje, kurse të mërkurën katër të tjera.

Kurse java e 14-të luhet fundjavën e fillimnëntorit, kur të shtunën do të luhen tri lojë e të dielën tri të tjera. Këtë xhiro dueli kryesor do të jetë ai në mes të Trepçës ’89 e Gjilanit.

Njohësit e futbollit kishin thënë javë më parë për “Zërin” se klubet kosovare nuk janë të përgatitura për një orar të tillë të stërngjeshur, por që duhet të mësohen ta përballojnë atë.

Java e 12-të e Superligës:

E premte (26 tetor)

Ferizaj – Flamurtari

Ballkani – Liria

KEK-u – Drita

E shtunë (27 tetor)

Trepça ’89 – Feronikeli

Gjilani – Prishtina

Drenica – Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:45

Java e 13-të e Superligës:

E martë (30 tetor)

Flamurtari – Drita

Liria – Ferizaj

E mërkurë (31 tetor)

Prishtina – Trepça ’89

Feronikeli – Drenica

Llapi – Ballkani

Gjilani – KEK-u

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30

Java e 14-të e Superligës:

E shtunë (3 nëntor)

Drenica – Prishtina

Ballkani – Feronikeli

KEK-u – Flamurtari

E diel (4 nëntor)

Trepça ’89 – Gjilani

Ferizaj – Llapi

Drita – Liria

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:30