Ja cilët trajnerë i pëlqejnë Xavit

Sport October 23, 2018 - 10:47
Detajet

Xavi e pranon se e adhuron shumë Pep Guardiolan, por gjithashtu ka lavdëruar trajnerët italianë Carlo Ancelotti, Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, transmeton zeri.info

“Pep është një mik i mirë dhe një trajner i madh. Kam punuar me të për disa vite dhe nuk e fsheh adhurimin e madh për të dhe ndikimin që ka pasur tek unë, por italianët kanë traditë të trajnerëve të mëdhenj”, deklaroi Xavi.

"E kam studiuar futbollin e Sarrit dhe më pëlqen shumë, edhe kur ishte te Napoli edhe tani te Chelsea. Ai dëshiron që ta ketë gjithmonë topin dhe ta dominoj lojën”, shtoi spanjolli.

“Unë gjithashtu e pëlqej Ancelottin dhe Conten. Ancelotti ka personalitet, ai e njeh futbollin anë e mbanë Evropës”, u shpreh ai./Zëri