Ja sa do të suspendohen lojtarët që u përleshen në ndeshjen Rockets – Lakers

Sport October 22, 2018 - 21:12
Lexo tjera detaje


NBA ka bërë të ditur për masat që ka ndërmarrë për lojtarët që u përfshinë në përleshjen e madhe që ndodhi në ndeshjen Houston Rockets – La Lakers.

“Rolin kryesorë” në këtë përleshje e patën Rajon Rondo dhe Chris Paul, megjithëse është një lojtar tjetër që ka pësuar më shumë, transmeton lajmi.net.

Sipas Adrian Wojnaroëski, NBA ka kumtuar këtë vendim:

Brandon Ingram do të suspendohet me katër ndeshje, pasi ishte ai që nxiti gjithçka.

Rondo do të suspendohet me tri ndeshje për goditjen që i dha Paulit.

Kurse Paul suspendohet me vetëm dy ndeshje, pasi i futi gishtin në sy Rondos.

Padyshim se Rondo dhe Ingram do të jenë mungesë e madhe për skuadrën e Lakers.