E konfirmuar: Super ylli i Man.United mungon ndaj Juventusit

Sport October 22, 2018 - 18:08

Alexos Sanchez do të mungojë ndaj Juventusit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Mourinho, në konferencën e sotme për media.

Sanchezi nuk kishte qenë i pranishëm as në seancën stërvitore, të mbajtur sot në Carrington dhe kjo i kishte nxitur spekulimet se kiliani dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

Këto spekulime kishin filluar para disa javëve, kur forma e Sanchezit filloi të kritikohej shumë nga tifozët dhe legjendat e klubit. Para disa ditëve u raportua se ai e kishte telefonuar agjentin e tij, të cilit i kishte kërkuar të kërkonte klube të reja për të.

Mourinho nuk tregoi se pse do të mungonte në këtë ndeshje Sanchezi, megjithatë e konfirmoi këtë lajm për mediat e pranishme.

“Lojtarët që i patë atje janë lojtarët të cilët janë të gatshëm të luajnë. Nuk kam asgjë për të fshehur, Sanchezi nuk do të luajë”, ka thënë Mourinho para ndeshjes të së martës kundër Juventusit në Old Trafford.