Historia; Çfarë iu tha Ronaldo lojtarëve të United kur hyri për herë të parë në dhomën e veshjes

Sport October 22, 2018 - 17:01
Detajet

16 gushti i vitit 2003 ishte një ditë me shumë tension. Man United ishte në epërsi ndaj Bolton me vetëm një gol - dhe duke e ditur se kishin mbetur vetëm edhe 29 minuta lojë, Sir Alex Ferguson e dinte se duhej të bënte diçka.

Ai shikoi stolin e rezervave, duke e përtypur çamçakëzin e tij me më shumë forcë se zakonisht, dhe pa se një lojtar 12.2m funtesh që kishte arritur nga Sportingu i Lisbonës po priste që të hynte në fushë.

Prej asaj dite, një yll u lind. Debutimi i Cristiano Ronaldos në Old Trafford ishte fillimi i rrugëtimit të tij të pabesueshëm drejt majave të futbollit botëror, transmeton Gazeta Express.

Ky 18 vjeçar e prezantoi veten si asnjë lojtar tjetër dhe prezantimi i tij në dhomën e veshjes para debutimit të tij ikonik në Old Trafford e përshkruan atë në mënyrën më të përsosur të mundshme.

Ish-bashkëlojtari Quinton Fortune ka treguar detaje të momentit kur CR7 hyri në dhomën e veshjes së Manchester United për herë të parë.

“Ronaldo erdhi me aq shumë vetëbesim, ishte e pabesueshme. Ai hyri në dhomën e veshjes dhe menjëherë iu tha të gjithëve se ai është më i miri. Jo në anglishten e përsosur por mund ta kuptoje çfarë po thoshte”, tha ai në një intervistë për The Guardian.

“Kjo e vendosi atë sipër lojtarëve të tjerë të rinj dhe këtë e dëshmoi me etikën e tij të punës dhe aftësinë. Edhe në atë moshë ai dëshironte të ishte më i miri në gjithçka. Nëse bëje diçka në stërvitje, ai e praktikonte atë dhe kthehej e bënte përsëri”.

Prej një adoleshenti me pamje të dobët dhe flokë si shpageta, rrugëtimi i Ronaldos nga Man United e deri tani në Juventus ka qenë i pabesueshëm. 

Image