Reali s’do të vajtojë për Ronaldon, ai nuk deshi të qëndrojë këtu

Sport October 22, 2018 - 16:07
Detajet

Mesfushori i Real Madridit, Isco thotë se klubi madrilen nuk duhet të qajë për largimin e Cristiano Ronaldos, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll shprehet se Reali nuk duhet ta vajtojë largimin e një futbollisti që nuk deshi më të luajë në “Santiago Bernabeu”.

“Ne s’mund të vajtojmë për dikë që nuk deshi të qëndrojë këtu”, deklaroi Isco, i cili foli edhe për trajnerin Julen Lopetegui, i cili raportohet se është afër shkarkimit pas rezultateve të dobëta.

“Shtypi nuk e ka fuqinë për të hequr një trajner të Madridit. Ne besojmë plotësisht në atë se çfarë mund të arrijë skuadra dhe trajneri e ka besimin e plotë të lojtarëve”, shtoi ai./Zëri