Marcelo dëshiron Juven?

Sport October 22, 2018 - 12:12
Detajet

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo dëshiron që të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos dhe të transferohet te Juventusi në afatin kalimtar të janarit, raporton e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Në këtë raportim thuhet edhe se kjo ide ishte diskutuar edhe gjatë verës, ndërsa ende mbetet në mendjen e reprezentuesit brazilian, transmeton zeri.info

Marcelo tashmë e ka informuar Real Madridin se dëshiron që të largohet dhe të ribashkohet me Ronaldon.

Gjithashtu, Juve tashmë ka përgatitur planin për nënshkrimin e 30-vjeçarit, edhe pse ardhja e tij do të bëhej me shitjen e Alex Sandros.

Marcelo ka bërë thuajse 500 paraqitje për madrilenët që prej transferimit nga Fluminense në vitin 2007, duke fituar çdo titull të mundshëm./Zëri