Tifozët e Chelseat duhet ta respektojnë Mourinhon

Sport October 22, 2018 - 12:04
Detajet

Maurizio Sarri iu ka bërë thirrje tifozëve të Chelseat që të kenë më shumë respekt për Jose Mourinhon, pas fyerjeve ndaj tij në “Stamford Bridge” në barazimin 2:2 mes londinezëve dhe Manchester Unitedit, transmeton zeri.info

Mourinho, i cili ka fituar tre tituj të Premierligës me Chelsean, u bëri me shenjë tre gishta tifozëve vendas të shtunën për t’iu treguar numrin e kampionateve të fituar në Londër.

“Po. Mourinho ka fituar këtu, kështu që mendoj se ne duhet ta respektojmë atë dhe të respektojmë këdo që ka fituar trofe me këtë klub”, deklaroi Sarri, i cili e mori drejtimin e klubit anglez në fillim të muajit korrik, duke e pasuar në këtë detyrë Antonio Conten./Zëri