Mposhten Warriors

Sport October 22, 2018 - 11:50
Detajet

Golden State Warriors e ka pësuar humbjen e parë në NBA pas fillimit të edicionit me dy fitore radhazi, transmeton zeri.info

Warriors u mposhtën në udhëtim te Denver Nuggets me rezultatin e 100:98.

Më të dalluarit në këtë fitore të Nuggets ishin Gary Harris me 28 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim dhe Nikola Jokic me 23 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime. Ndërkohë, te mysafirët u dalluan Stephen Curry me 30 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime dhe Kevin Durant me 20 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime.

Humbje pësoi edhe Houston Rockets në udhëtim te LA Clippers me rezultatin 115:112. Tobias Harris me 23 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim dhe Danilo Gallinari me 20 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime shkëlqyen në triumfin e Clippers. Ndërsa, në anën tjetër më të dalluarit për Rockets ishin James Harden, i cili realizoi 31 pikë, 4 kërcime dhe 14 asistime dhe Clint Capela, i cili realizoi 23 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime.

Rezultatet: Cleveland – Atlanta 111:133, Oklahoma – Sacramento 120:131, Denver – Golden State 100:98, LA. Clippers – Houston 115:112.