Gjendet i vdekur një tifoz i Lazios pas ndeshjes me Parman

Sport October 21, 2018 - 23:38
Lexo detajet!

Një tifoz i klubit italian, Lazios, është gjetur i vdekur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme mes Parmas dhe klubit romak.

Pasi përfundoi ndeshja, personi i moshës mesatare u largua nga stadiumi për të shkuar te stacioni, ku pastaj është gjetur trupi i tij i shtrirë në tokë, transmeton Gazeta Express.

Pas ardhjes së ambulancës, personi ishte i pajetë.

Policia italiane e ka marrë në dorë rastin, dhe ka filluar me investigimet për rastin e ndodhur. /Gazeta Express/