Salah shënon pas një kohe të gjatë, kjo është deklarata e tij

Sport October 21, 2018 - 20:41
Lexo detajet!

Mohamed Salah insiston se fitorja është gjëja më e rëndësishme pasi i dha fund “agjërimit” në fitoren 1-0 të Liverpoolit ndaj Huddersfieldit.

Egjiptiani kishte katër ndeshje pa shijuar golin, por u zhbllokua këtë fundjavë duke regjistruar golin e 50-të në Premier League.

“Është një ndjesi e mirë, por gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin dhe të marrim tre pikët. Nuk shqetësohem nëse nuk shënoj. Gjëja më e rëndësishme është skuadra, kështu që për sa kohë që do ta ndihmoj, nuk jam i shqetësuar”, ka thënë Salah.

“Kishim katër-pesë lojtarë që luanin për herë të parë si titullarë këtë sezon. Kjo tregon që të gjithë jemi në një nivel dhe duhet të luftojmë për formacionin. Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund morëm tre pikët, gjëja më e rëndësishme. Duhet të luftonim, por e dinim këtë”, ka shtuar egjiptiani. /Insporti