Kështu u mbyllën katër ndeshjet e Superligës së basketbollit

Sport October 21, 2018 - 20:30
Detajet

Z Mobile Prishtina nuk ka të ndalur, shkruan Zeri.info.

Basketbollistët Bardhekaltër këtë fundjavë e kanë regjistruar fitoren e pestë radhazi pasi e mposhtën Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 82:64 (19:16, 27:12, 25:16 e 11:20), në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të Superligës së basketbollit.

Demario Mayfield (24 pikë) e Khalid Boukichou (23) ishin më të mirët tek prishtinasit, kurse tek ekipi vendës shkëlqeu Robert Jones me 22 pikë.

Ndërkohë, edhe Rahoveci e vazhdoi ecurinë fantastike duke e mundur Ponte Prizrenin me rezultat të ngushtë, 101:99 (19:21, 29:22, 24:32 e 29:24).

Arian Qallaku shënoi 25 pikë e Frederick Richardson 23 në fitoren e “Vreshtarëve”, kurse 43 pikët e Elliot Cole ishin të pamjaftueshme për debutuesin e Superligës.

Bashkimi ndërkohë e mundi Lipjanin me rezultat 82:77 (19:24, 17:21, 27:19 e 19:13).

Jordan Capps shënoi 29 pikë, kurse Michael Martin shtoi 17 pikë për prizrenasit, derisa 20 pikët e Maurice Williams ishin të pamjaftueshme për lipjanasit.

Ndërkaq, duelin e fundit të kësaj jave e fitoi Borea, e cila ishte më e mirë se Trepça, 77:71 (12:14, 20:16, 15:18 e 30:23).

Patrick Wrencher shënoi 20 pikë, kurse Shpend Gashi i shtoi 19 në fitoren e ekipit pejan.

Ndërsa, 21 pikët e Mark Dorris e 17 të tjera të Samir Zekiqit nuk i mjaftuan ekipit mitrovicas, i cili e pësoi humbjen e pestë radhazi. /Zëri/

Superliga – Java e 5-të

Rezultatet

Ylli – Prishtina                        64:82

Bashkimi – Lipjani                  82:77

Rahoveci – Ponte Prizreni     101:99

Borea – Trepça                      77:71

Tabela

1. Prishtina                  5          10

2. Rahoveci                 5          10

3. Ponte Prizreni          5          8

4. Ylli                           5          7

5. Bashkimi                 5          7

6. Borea                      5          7

7. Lipjani                     5          6

8. Trepça                    5          5