Fundjavë e pasur për shqiptarët, ja kush shënoi gol!

Sport October 21, 2018 - 18:18

Futbollistët shqiptarë janë treguar mjaft aktivë në ekipet përkatëse gjatë kësaj fundjave në Evropë, shkruan Zeri.info.

Benjamin Kololli ka shënuar gol nga penalltia në minutën e 10-të në barazimin ndërmjet Zurichut me Young Boys, ndërsa Hekuran Kryeziu është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 73-të.

Ndërkohë, gjithnjë në Zvicër, Albian Ajeti ia ka siguruar një pikë Baselit në duel me Xamaxin falë golit të shënuar në minutën e 40-të.

Florent Muslija në Gjermani ka shënuar në barazimin e Hannoverit 2:2 me Bayer Leverkusenin.

Futbollisti kosovar shënoi në minutën e 25-të. Listës së golashënuesve i është edhe Donis Avdijaj, i cili ka vazhduar të shënojë.

Ai realizoi në minutën e 42-të në barazimin e Willem II ndaj NAC Breda në Holandë me rezultat 2:2. /Zëri/