Njëra motër përfaqëson Kosovën, tjetra Malin e Zi

Sport October 21, 2018 - 16:12
Detajet
Image

Familja shqiptare nga Mali i Zi, Ujkiç (Ujkaj), është ndarë në dysh, shkruan Zeri.info.

Njëra anëtare e familjes e përfaqëson Malin e Zi e tjetra Kosovën.

Në fakt, Dijana Ujkiç është njëra prej hendbollisteve më të mira shqiptare dhe ajo e përfaqëson shtetin malazez, ndërkohë që luan për ekipin malazez, Buduçnost nga Podgorica.

Image

Ndërkaq, motra e saj, Suzana, e cila këtë muaj i është bashkuar klubit të hendbollit Istogu, ka vendosur ta zgjedh për ta përfaqësuar Kosovën.

Ajo tash e tutje do të jetë në dispozicion të selektorit Agron Shabani.

Ujkiç është 25 vjeçare dhe është lindur në Tuz. Ajo luan në pozitën beg dhe është e gjatë 178 centimetra. /Zëri/

Image