A keni luajtur ndonjëherë? Ky është sporti më i ri i Kosovës!

Sport October 21, 2018 - 15:15
Detajet

Kosova është bërë me një sport të ri, shkruan Zeri.info.

Këtë fundjavë është themeluar Federata e Badmintonit e Kosovës.

Së fundmi është mbledhur Kryesia e këtij sporti dhe i ka zgjedhur organet udhëheqëse.

Me këtë rast kryetar i Federatës së Badmintonit është zgjedhur profesor Jeton Nebiu, ndërsa nënkryetar u emërua Lulzim Haziri.

E anëtarë të Bordit të Federatës janë zgjedhur Blerim Sylejmani, Arlind Hajdari, Agron Sheremeti e Afrim Morina.

Image

Kjo Federatë u zotua se synim kryesor i saj do të jetë popullarizimi i këtij sporti interesant në vendin tonë dhe organizimi i klubeve dhe garave, ndërsa fokusi kryesor do të jetë identifikimi i talenteve te gjeneratat e reja.

Badmintoni është sport olimpik dhe në të ardhmen mund ta shohim ndonjë garues nga ky sport duke u marrë me Lojëra Olimpike, edhe pse për momentin nuk ka ndonjë sportist dhe ky sport është inekzistent në vendin tonë.

Badmintoni bëhet sporti i dytë i ri në Kosovë, pas ragbit, Federata e të cilit u themelua muajin e kaluar. /Zëri/