Dikur kryetar në kohë më të vështira, sot shofer autobusi në Kosovë!

Sport October 21, 2018 - 14:07
Detajet

Kur i kujtohen vitet e 90-ta, i rrëqethet trupi sikurse thupra! Ish gjyqtari i mirënjohur i boksit, Bashkim Gjigoli (Ibrahimi), në kohën e okupimit ka qenë edhe kryetar i Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, por sot ka tjetër profesion, është shofer i autobusit.

Të tjerët thonë se Bashkimi ka qenë i guximshëm në kohën e okupimit, kur organizonin garat e Republikës së Kosovës dhe sfidonin regjimin kriminal të Serbisë.

Bashkimi sot nuk është i përfshirë në boks, por është në profesionin tjetër dhe jashtë sportit, shkruan Bota Sot.

Megjithatë disa herë kujton kohën kur organizuan Kampionatin e Kosovës në boks dhe thurnin ringun me drunj, sepse nuk kishin litar dhe vazhdimisht të përndjekur nga milicia e Serbisë shoveniste!

Madje Bashkimi njihet edhe për kokëfortësi, nuk lëshon pe kur nuk e kanë mirët tjerët , fjalën e ka fjalë.

Sot mban vijën Ferizaj – Gjilan dhe herë Ferizaj – Prishtinë.

Image