Statistikë që ‘frikëson’ Milanin në prag të ndeshjes me Inter

Sport October 21, 2018 - 11:37
Lexo tjera detaje

Inter dhe Milan do të përballen me njëra tjetrën sonte në mbrëmje, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje konsiderohet padyshim kryendeshja e javës në Serie A.

Në prag të këtij takimi, një statistikë interesante vie në favor të “zikaltërve”.

Trajneri i Inter, Luciano Spalletti, nuk ka pësuar humbje në përballjet ndaj Milan që 12 vite.

Ai numëron 11 fitore, pesë barazime dhe shtatë humbje ndaj “rosonerëve”. Humbja e fundit e Spallettit ndaj Milan regjistrohet në vitin 2006.