Barcelona arrin fitore spektakolare ndaj Sevillës dhe merr kreun, por e humb Leo Messin

Sport October 20, 2018 - 22:44
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona më në fund ka triumfuar në një ndeshje të La Ligës pas plot katër javëve pa fitore, pasi e mposhti Sevillën 4-2 në shtunën në “Camp Nou”, në një natë shqetësuese në të cilin e humbi yllin e skuadrës, Lionel Messin, shkaku i lëndimit.

Lionel Messi pati një çerek lojë të mrekullueshëm duke asistuar një herë dhe shënuar një herë tjetër, por që u duk si natë magjik u ndërpre për faktin e tij të keq nga një rrëzim që në shikim të parë s’u duk shqetësues, e që më vonë e detyroi argjentinasin ta braktisë takimin dhe ta alarmojë gjigantin katalonas, raporton Gazeta Express.

Barcelona vinte nga katër ndeshje pa fitore, tri barazime dhe një humbje, në La Liga, dhe fitorja ndaj Sevillës, sidomos pas humbjes së Real Madridit në shtëpi ndaj Levantes, ishte e domosdoshme.