Genoa ia ndërpret Juventusit ecurinë e përkryer të fitoreve në Serie A

Sport October 20, 2018 - 19:58
Lajmet e fundit nga sporti

Genoa ka bërë befasi të papritur duke ia ndërprerë Juventusit ecurinë e përkryer të fitoreve të pandërprera në edicionin e ri të Serisë A, pasi e ndali me një barazim të shtunën në Torino.

Skuadra e Massimiliano Allegrit po vinte nga një ecuri rekord prej tetë fitoreve në tetë javët e para në Serie A, por Genoa mendoi ndryshe duke bërë një paraqitje fantastike në “Allianz Stadium” me golin e Daniel Bessan që realizoi për barazimin 1-1