Man City kalon me lehtësi Burnleyn, merr kreun e tabelës

Sport October 20, 2018 - 18:11
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City ka shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Burnleyt me rezultatin 5:0.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolas ishin fenomenal në çdo aspekt, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit, shkruan lajmi.net.

Llogarinë e golave të këtij takimi e hapi Sergio Aguero, pas një aksioni spektakolar të “Citizens”. Pas kombinimeve të Sane e Silva, ky i fundi asistoi për argjentinasin, i cili zhbllokoi sfidën(17’).

Me golin e Agueros, skuadrat shkuan në pauzën 15 minutëshe.

Pjesa e dytë solli edhe më shumë gola e spektakël. Ishte minuta e 54’ kur Bernardo Silva, pas asistimit të David Silvas, dyfishoi epërsinë e skuadrës nga Manchester.

Vetëm 2 minuta më vonë, braziliani Fernandinho me një gol të bukur nga jashtë 16 metërshit realizoi golin e tretë.

Në minutat e fundit, ishte Riyad Mahrez i cili me një super gol u përkujdes të thellojë epërsinë në 4:0 (83’).

Kurse rezultatin e vulosi Leroy Sane në minutën e 90′.

Me këtë fitore City është lider i vetëm në tabelë (përkohësisht) me 23 pikë të grumbulluara.