Florent Muslija po shkëlqen me Hannoverin, shënoi gol nga gjuajta e lirë në barazimin ndaj Leverkusenin

Sport October 20, 2018 - 18:06
Lajmet e fundit nga sporti

Floren Muslija duket se do të jetë ylli i ri shqiptarë që do të shkëlqejë në futbollin gjerman.

20-vjeçari shënoi në barazimin 2-2 të Hannoverit ndaj Bayern Leverkusenit, duke ndihmuar kështu skuadrën e tij të marrë një pikë nga kjo përballje.

Goli i mesfushorit me prejardhje nga Kosova erdhi nga gjuajta e lirë në minutën e 25-të.

Muslija për Hannoverin në Bundesliga ka debutuar ndaj Eintracht Frankfurtit, ku kishte arritur të shënojë golin e vetëm në humbjen 1-4.

Ndaj Eintracht u fut në fushë në minutën e 69-të, ndërsa shënoi në minutën e 86-të.

Kurse ndaj Leverkusenit ishte hera e parë që luajti nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 68-të.

Dy ndeshje, dy gola, jo keq për talentin e së ardhmes. Vlen të theksohet se aktualisht Florent Muslija është pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë U21.