Bayerni ua bën ‘Bllok’ mediave gjermane! (VIDEO)

Sport October 20, 2018 - 13:03

Drejtuesit e Bayern Munichut, Uli Hoeness, Karl-Heinz Rummenigge e Hasan Salihamidzic e kanë mbajtur një konferencë për shtyp përmes së cilës e kanë shfrytëzuar rastin të flasin për qasjen e mediave gjermane karshi klubit më të madh gjerman.

Sipas tyre, mediat gjermane po tregohen të ‘egra’, të papërgjegjshme dhe po bëjnë polemika, duke paralajmëruar ndërkohë se do të marrin masa dhe nuk përjashtohet mundësia e bojkotit ndaj tyre.

Pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtareve, Bayerni tash mund të fokusohet në ndeshjet e ardhshme të rëndësishme që i ka, raporton Zeri.info.

Gjiganti bavarez lëshoi pikë në katër ndeshjet e fundit radhazi dhe tash shpreson ta rikthejë formën e mirë dhe rezultatet shumë shpejt.

Image

Forma e zbehtë e klubit nga shumë njerëz kohëve të fundit është spekuluar se bëhet fjalë për një krizë.

Dhe, mediat gjermane nuk e kanë lënë rehat Bayernin javëve të fundit duke e sulmuar për këtë punë.

Në Gjermani, lojtarët e Bayernit dhe trajneri Niko Kovac kanë qenë në “zjarr” të kritikave nga mediat.

Mbi të gjitha për futbollistët veteranë.

Ndërkaq, ekzekutivët e klubit, Karl-Heinz Rummenigge e Uli Hoeness, së bashku me drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic, tash e kanë nisur një “betejë” kundër mediave gjermane për “sulmet” e tyre ndaj klubit.

Pas konferencës së trajnerit Niko Kovac për ndeshjen e sotme, treshja e shfrytëzoi rastin t’i ‘godasë’ mediat, sidomos mediumin e madh gjerman, "Bild" dhe “nëndegën” e tij, "Sport Bild", ndërkohë që ua dhanë mbështetjen futbollistëve të tyre dhe trajnerit.

Ata e përmedën po ashtu rastin kur cak i akuzave të mediave ishin futbollistët e Bayernit pas humbjes së Gjermanisë nga Holanda.

Rummenigge me bashkëpunëtorë besojnë se mediat kanë shkuar shumë larg dhe se duhet të jenë më respektuese ndaj lojtarëve.

“Ne në Bayern Munich nuk do ta pranojmë më këtë sjellje të mediave ndaj nesh”, ka thënë Rummenigge.

“Mendoj se është koha ëq klubi më i madh në Gjermani ta marrë një qëndrim të qartë për këtë çështje”, ka shtuar Hoeness.

“Lojtarët tanë janë vetëkritikues. Duke pyetur dhe duke e vënë në dyshim punën e krejt klubit, kjo është e papranueshme për ne. Uë do t’i mbroj gjithmonë lojtarët dhe trajnerin”, u shpreh Salihamidzic.

Bayerni e ka fituar titullin e kampionit në Gjermani në gjashtë vjetët e fundit rresht, por për momentin gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë.

Gjiganti bavarez do të luajë sot me Wolfsburgun dhe pret rezultat pozitiv për ta larguar krizën që e ka kapluar. /Zëri/