Zyrtare: Arrihet marrëveshje, ishi i Kombëtares e merr drejtimin e këtij ekipi

Sport October 20, 2018 - 10:29
Lexo tjera detaje

Tashmë është zyrtare. Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit te Kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramezzani është bërë me skuadër të re, raporton Insporti.com.

Trajneri italian e ka marrë drejtimin e skuadrës nga Qipro, APOEL.

Kjo skuadër pas xhiros së katërt në Superligën e Qipros ndodhet e katërta në tabelë me nëntë pikë të tubuara.

Tramezzani në të kaluarën i ka drejtuar edhe skuadrat si Sion apo Lugano në Superligën e Zvicrës.

Ai në ekipet zvicerane i ka preferuar lojtarët e Kombëtares shqiptare.