Genku injoron përsëri Zhegrovën, nuk e futë as në 18-she

Sport October 19, 2018 - 21:54
Lexo tjera detaje

Edon Zhegrova mbetet sërisht jashtë listës së klubit bleg ku ai është pjesë, Genk.

Shumë lojtarë që luajtën me Kombëtaret e tyre respektive në “Ligën eKombeve”, përfituan një vend titullari tek klubet ku ata janë pjesë, pasi dhe komentet për ta kanë qënë të shumta dhe pozitive.

Kjo gjë nuk ka ndodhur me lojtarin dardanas Edon Zhegrova, teksa ky i fundit nuk është grumbulluar nga trajneri i skuadrës Genk për sfidën e ekipit të tyre në këtë fundjavë.

Në ndeshjet me përfaqësuesen e Kosovës, Zhegrova ishte një nga lojtarët titullar të padiskutueshëm të trajnerit Shaland.

E kundërta ndodh tek klubi belg, ku që prej disa ndeshjeve rradhazi ai nuk po grumbullohet për sfidat e ekipit të tij.