Simeone: Griezmann nuk po mendon për Topin e Artë

Sport October 19, 2018 - 21:49
Lexo tjera detaje

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është i bindur se Antoine Griezmann nuk do të shpërqënderohet nga dëshira për të fituar Topin e Artë.

Griezmann është një prej favoritëve përkrah Luka Modricit dhe Cristiano Ronaldos qëtë fitojë çmimin e madh.

Por, Simeone thotë se lojtari i tij nuk është i dekoncentruar.

“Nuk mendoj se ka mungesë të fokusit, ajo që ai ka bërë në të kaluarën tashmë është aty, ai ka fituar Ligën e Evropës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës”.

“Ai ishte i dyti në La Liga duke u përballur me më të mirët e botës. Sezonin e kaluar Griezmann ishte më i miri në botë pa dyshim”, u shpreh simeone.

Atletico ka një pikë më pak se Sevilla duke fituar 15 pikë nga tetë ndeshjet e këtij sezoni.

Simeone tha se ndryshe nga trajnerët e tij rivalë, ai nuk ndjen fare presion.