Nis shitja e biletave për ndeshjen ndaj Skocisë, FSHF nuk heq dorë nga çmimet e kripura

Sport October 19, 2018 - 16:42
Detajet

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Skocisë, e cila do të luhet në datën 17 shtator ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.

Pavarësisht se paraqitjet e fundit të ekipit Kombëtar lënë për të dëshiruar dhe shanset për të zënë vendin e parë në Ligën e Kombëve, ja pothuajse 0, FSHF iu qëndron besnike çmimeve të kripura.

Biletat momentalisht janë duke u shitur në websitin e FSHF. Pas rekordit negative në ndeshjen ndaj Jordanisë, ku të pranishëm ishin afro 1000 tifozë, gjasat janë të mëdha që të kemi një numër të pakët mbështetësish edhe në sfidën e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë.

Image