5 skuadrat me sulmin më të frikshëm në Superligë

Sport October 19, 2018 - 13:32
Detajet

Feronikeli është skuadra që ka shënuar më së shumti gola nëIpko Superligë pas 10 xhirove.

Lideri i Superligës me 23 pikë, që ka zhvilluar 9 xhiro dhe ka ndeshje të mbetur me Prishtinën, e cila do të luhet me 7 nëntor të mërkurën, ka realizuar këtë edicion 20 gola.

Pas Feronikelit, sulmin më të mirë e kanë Llapi dhe Drita, me nga 19 finalizime, shkruan Insporti.

Ndeshjen e ardhshme Feronikeli e zhvillon në udhëtim te Gjilani, kjo e fundit gjendet në pozitën e 7-të në renditje, me 14 pikë.

Derisa Prishtina është skuadra që ka shënuar më së paku gola, vetëm 9 – aq sa ka shënuar edhe Ballkani.

5 skuadrat me më së shumti gola pas 10 xhirove në Superligë:
Feronikeli – 20 gola
Llapi – 19
Drita – 19
Trepça ’89 – 15
Liria – 15