78 mijë të pranishëm në 'San Siro', të ardhura rekord në derbin e Madoninnas

Sport October 19, 2018 - 13:16
Detajet

Derby i Milanos po troket, me emocionet dhe spekaklin që pritet të përcjellë. Edhe tifozët duket se nuk do të lënë vend bosh në “San Siro” për këtë supersfidë.

Takimi i 169-të mes Interit e Milanit në Serinë A pritet të ketë 78 mijë të pranishëm.

Do të jetë ndeshja me më shumë tifozë për këtë fillim sezoni të Serisë A, ku në arkat e ekipit të Spallettit do të derdhen gjithashtu mbi 5 milionë euro.

Që nga muaji gusht, tribunat e stadiumit milanez kanë qenë më të mbushurat në Itali. Interi ka arritur në kuotën e 294.233 tifozëve gjithsej, me një mesatare 59 mijë të pranishëm për ndeshje, ndërkohë tek kuqezinjtë kanë qenë të pranishëm 179.855 tifozë, pra rreth 45 mijë për ndeshje.

Në këto statistika, ndeshja që ka penalizuar ekipin e Gattusos është ajo me Olympiakosin për fazën e grupeve të Europa League, e cila solli vetëm 22 mijë spektatorë në “San Siro”.

Të dyja skuadrat vijnë nga një periudhë më se pozitive, duke i rritur pritshmëritë e tifozërive për derbin. Interi vjen pas 6 rezultateve pozitive radhazi, ndërkohë Milani ka krijuar një farë vazhdimësie me 3 fitore të njëpasnjëshme.

Kjo dashuri për ngjyrat kuqezi e zikaltër nuk përbën një lajm të ri.

Të gjithë tifozët shpresojnë se ekipet e tyre të zemrës do të ngjiten përsëri në majat më të larta të futbollit europian, aty ku me të vërtetë u takon.