Sanchez te Unitedi si Torres te Chelsea

Sport October 19, 2018 - 13:18
Detajet

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher e ka krahasuar formën e dobët të Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi me atë të Fernando Torresit te Chelsea pas transferimit nga Liverpooli në vitin 2011, transmeton zeri.info

Kiliani ka shënuar vetëm katër gola që prej transferimit në “Old Trafford” në janar.

“Ekziston një opinion i gjerë se Alexis Sanchez nuk ka qenë i njëjti që prej transferimit te Manchester Unitedi. Por, kjo është paksa e pasaktë, Sanchez nuk ka qenë i njëjti për një kohë më të gjatë se kjo”, deklaroi Carragher.

“Vitet më të mira të Sanchezit kanë ikur. Ai është për Manchester Unitedin siç ishte Fernando Torresi për Chelsean”, shtoi ai./Zëri