Mesatarja më e lartë për gola, zbuloni kampionatin që kryeson në Evropë

Sport October 19, 2018 - 12:38
Detajet

Kampionati gjerman prej vitesh është cilësuar si një nga më spektakolarët. Edhe pse mungojnë sfidat e mëdha apo derbit, në Gjermani skuadrat shënojnë më shumë se në çdo shtet tjetër. Sipas “Kicker”, në Bundesligë shënohen mesatarisht 3 gola për ndeshje.

Një shifër relativisht e lartë, kur mendon nivelin e kampionateve të tjera. Në vendin e dytë renditet Premierliga me një mesatare prej 2.81 gola për ndeshje.

Ndërkohë, vendi i tretë mbahet nga liga franceze, me 2.61 gola për ndeshje. Kampionati italian, edhe pse me lojtarë si Ronaldo, Icardi apo Higuain, renditet në vendin e katërt me 2.61 gola të shënuar për ndeshje.

Në vendin e fundit ndodhet kampionati spanjoll. Messi duket se nuk ia del dot i vetëm të mahnitë me lojën dhe golat e tij Spanjën, pas largimit të Ronaldos nga Reali.

2.48 është numri i golave në një ndeshje të La ligës.