Lakers dhe LeBron James debutojnë me humbje

Sport October 19, 2018 - 10:05
Detajet

Tifozët e basketbollit po prisnin me padurim debutimin e Los Angeles Lakers në këtë sezon, pasi skuadra kaliforniane ka tashmë në gjirin e saj LeBron James. Por, ndeshja e parë e sezonit për Lakers u shoqërua me humbje kundër Portland Trail Blazers.

Los Angeles është ende një ekip në ndërtim dhe duket se “Mbreti” nuk mjafton për ta ringritur kaq shpejt në nivelet ku tifozët janë mësuar. 128-119 rezultati i ndeshjes, me James që shënoi 26 pikë dhe mori 12 topa në tabelë.

Por, pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Damian Lillard i Trail Blazers, me 28 pikë.